19:12 / 24.04.2020
Dy gjigantë bëjnë ofertë për Ronaldon
Dy skuadra të mëdha janë duket përgatitur ofertë konkrete për të rrëmbyer Cristiano Ronaldon.
“Don Balon” raporton se Paris Saint-Germain dhe Los Angeles Galaxy kanë provuar të vihen në kontakt me Jorge Mendes për të folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të bardhezinjve.
Një propozim nga Parisi, në rast të një largimi të Neymar ose Mbappe, por edhe sirenat e MLS-së, kur LA Galaxy, pavarësisht blerjes së Chicharrito Hernandez, kërkojnë një figurë të ngjashme me Zlatan Ibrahimovic.
Përgjigja e Cristiano Ronaldo-s duket ka qenë një “jo, faleminderit” nga ana e portugezit.
Klubi torinez duhet të mendojë për një kontratë të re nëse dëshiron të evitojë çdo lëvizje të mundshme të ekipeve të mëdha.























