Interi i sigurt për Olivier Giroud
BKT
Sport

Interi i sigurt për Olivier Giroud

Inter është i sigurt se do e transferojë sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Sipas mediave italiane, “Neurazurët” kanë arritur marrëveshje Giroud dhe gjatë verës do transferohet në “San Siro” si lojtar i lirë.

Inter do t’i ofrojë Giroud kontratë dyvjeçare me mundësi opsioni edhe për një vit.

Kurse, 33-vjeri do të fitojë rreth 1.8 milionë euro gjatë një sezoni.

Të interesuar për Giroud thuhet se janë Tottenham e Lazio.