Ceballos: Zidane thotë se e ardhmja ime është te Real Madridit
BKT
Sport

Ceballos: Zidane thotë se e ardhmja ime është te Real Madridit

Mesfushori Dani Ceballos, që momentalisht është huazim te Arsenal insiston se e ardhmja e tij do jetë në “Santiago Bernabeu”.

Shkaku i minutazhës së vogël të “Galaktikët”, Ceballos u huazua gjatë verës së kaluar te “Topçinjtë”, huazim i cili përfundon sapo të kryhet sezoni.

Thuhet se spanjolli do mbetet te Arsenal, mirëpo lojtari e ka refuzuar këtë mundësi.

“Zidane me tha se është duke shikuar Ligën Premierë, me ka parë duke luajtur dhe ishte i lumtur”.

“Lidhja ime me të është e mirë, gjithmonë me ka thënë se e ardhmja ime është me Real Madrid, por duhet të kem durim kur të me jepet mundësia”, tha ai.

Ceballos në fund të sezonit do rikthehet te Real Madrid.