Abraham në ‘radarin’ e gjigantit spanjoll
BKT
Sport

Abraham në ‘radarin’ e gjigantit spanjoll

Barcelona e ka vendosur në listën e transferimeve yllin e Chelseas, Tammy Abraham.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona e sheh anglezin si alternativë, nëse dështon transferimi i sulmuesit të Inter, Lautaro Martinez.

Inter nuk dëshiron ta shesë Martinez, andaj Barcelona ka filluar të gjejë zëvendësuesin.

Barcelona shpreson të fitojë avantazhin nga interesimi i “Bluve” për Philippe Coutinhon dhe në verë të shkëmbejnë lojtarët, transmeton Scanner.

Abraham gjatë këtij sezoni ka shkëlqyer në Ligën Premierë dhe është afër për tu shëruar nga lëndimi.