Milani në sulm për ta rikthyer Silvan
BKT
Sport

Milani në sulm për ta rikthyer Silvan

E ardhmja e mbrojtësit brazilian te PSG-së, Thiago Silvas është në dyshim.

Sipas mediave italiane, braziliani dhe kampionët e Francës mund të ndahen gjatë kësaj verë.

Ish-klubi i Silvas, AC Milan po mendon ta rikthej brazilianin në “San Siro”.

Në fakt, Silva prej kohësh është i lidhur me rikthimin tek “Rossonerët”, por lojtari raportohet se po e mendon rikthimin në vendlindjen e tij.

“E ardhmja e Thiago Silva është në pikëpyetje tek PSG-ja. Milani mendon ta rikthej në skuadër mbrojtësin”, shkruajnë mediat italiane.