11:30 / 26.04.2020
Rakitic në “radarin” e klubit anglez
Tottenham është duke u interesuar më shumë se të gjithë gjigantët evropianë për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Kroati është i lidhur me largimin nga “Camp Nou”, pasi nuk arriti marrëveshje të rinovimit.
Skuadra e Jose Mourinhos nuk është klubi i vetëm i interesuar, sepse Rakitic kërkohet edhe nga Atletico Madrid, Sevilla, Juventus dhe Napoli.
Mirëpo, sipas mediave spanjolle, gjiganti londinez është duke menduar ta shkëmbejë me Tanguy Ndombele.
Vlera e Ndombele është 45 milionë euro, kurse e Rakitic 20 milionë euro, andaj Tottenham shpreson të fitojë edhe një lojtar ose 20 milionë euro.























