16:12 / 26.04.2020
“Haaland është ‘kafshë’, nuk ka frikë nga askush”
Legjenda italiane, Antonio Cassano ka thënë se sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland nuk ka frikë nga askush.
Haaland këtë sezon ka qenë në formë të mrekullueshme duke shënuar më shumë se 40 gola dhe kjo ka bërë të këtë vëmendjen e të gjithëve.
Cassano ka thënë se norvegjezi dinë të luaj me dy këmbët dhe nuk ka frikë nga askush.
“E mban skuadrën lartë, shënon dhe di të luaj me të dy këmbët. Është kafshë, nuk ka frikë nga asgjë”, tha Cassano, transmeton Scanner.
Haaland kërkohet nga Real Madrid, Juventus e Manchester United.























