Superluksi brenda avionit të veçantë të Messit që kushton 12 milionë euro
BKT
Sport

Superluksi brenda avionit të veçantë të Messit që kushton 12 milionë euro

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në të gjithë historinë e futbollit, teksa dhuron spektakël me topin dhe është idhulli i shumë njerëzve në botë.

Argjentinasi shpesh udhëton në distanca të largëta, të cilat vendos që t’i bëjë me avionin e tij privat, me vlerë 12 milionë paundë.

Avioni i veçantë i sulmuesit është prodhuar nga një kompani argjentinase, pikërisht me porosinë e yllit të Barcelonës.

Avioni i Messit në shkallët e tij mban emrat e të gjithë familjarëve të tij, ndërsa brenda është superluksoz.

Gjithashtu brenda avionit janë 2 tualete, 16 vende për t’u ulur, gjithashtu edhe 8 shtretër dhe është 30 metër i gjatë.