Sonte në “Sporti në RTK”, Ibër Alaj shpalos detaje të pakos ndihmëse
BKT
Sport

Sonte në “Sporti në RTK”, Ibër Alaj shpalos detaje të pakos ndihmëse

Sonte në orën 19:00 në RTK1 në emisionin “Sporti në RTK”, vjen kronika speciale rreth masave që pritet të ndërmarrë MKRS-ja për të ndihmuar sportin kosovar në këtë kohë pandemie.

Si do të ndahen 5 milionët e premtuara nga Qeveria dhe a e përkrah MKRS vazhdimin apo pezullimin e garave? Këto janë disa nga pyetjet të cilave do t’u japë përgjigjet drejtori i Departamentit të Sporteve të Kosovës, Ibër Alaj. Ai do të shpalosë detajet e formës sesi do të ndahet pakoja financiare emergjente, kushtuar kulturës, rinisë e sportit.

Na ndiqni sonte nga ora 19:00 në RTK1, për këto dhe tema tjera të rëndësishme nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar.