17:03 / 29.04.2020
Ylli i Barcelonës refuzon kalimin në Juventus
Sot është folur shumë për një shkëmbim të mundshëm të regjisë së dy formacioneve, ku Pjaniç do të shkonte në Barcelonë dhe Arthur do të lëvizte në kahun e kundër drejt Juventusit.
Kanë qenë të shumta mediat që i kanë bërë jehonë këtij shkëmbimi, por një nga të interesuarit e drejtpërdrejtë, i ka vënë kapak çdo gjëje.
Braziliani Arthur, duke folur për “Sport”. Është shprehur i kënaqur për zërat e merkatos, por i ka deklaruar dashurinë e tij Barcelonës.
“Interesimi i klubeve të mëdhenj më pëlqen shumë, por e kam të qartë idenë për të ardhmen time: do të qëndroj me fanelën blaugrana”.























