Zyrtare: Superliga e Zvicrës rifillon më 8 qershor
BKT
Sport

Zyrtare: Superliga e Zvicrës rifillon më 8 qershor

Superliga e Zvicrës do të rikthehet më 8 qershor.

Shteti i Zvicrës ka filluar të marrë masa lehtësuese në betejën kundër COVID-19.

Këshilli Federal ka vendosur të lejojë rifillimin e Superligës së Zvicrës, nga data 8 qershor, pas dyerve të mbyllura, përcjell lajmi.net.

Stërvitjet e futbollistëve do të fillojnë nga 11 maji.

Por, deri në rifillimin e sezonit më 8 qershor, duhet që situata në Zvicër të mos përkeqësohet.

Në Zvicër paraqiten një numër i madh futbollistësh nga Kosova, si Edon Zhegrova, Mirlind Kryeziu, Orges Bunjaku, Shkëlqim Demhasaj…