Sane në Bayern Munich?
BKT
Sport

Sane në Bayern Munich?

E ardhmja e futbollistit të Manchester Cityt, Leroy Sane duket së do të jetë në Gjermani.

Sane dhe “qytetarët” janë afër ndarjes. Sipas mediave gjermane, lojtari është afër marrëveshjes me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Sane, i cili pjesën më të madh të këtij sezoni, ishte i lënduar, prej kohësh kërkohet nga “bavarezët”.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, raportohet së gjatë kësaj verë, do ta blejnë yllin e Cityt.

Hans Flick, trajner i Bayern Munich, tashmë ka biseduar me lojtarin dhe siç thuhet, tekniku gjerman e ka bindur Sanen që t’i bashkohet skuadrës nga “Alianz Arena”.

Klubi gjerman do t’ia paguajë Cityt 80 milionë euro aq sa kushton kartoni i lojtarit.