Dortmund jep lejen që Sancho të largohet
BKT
Sport

Dortmund jep lejen që Sancho të largohet

Borussia Dortmund i ka thënë sulmuesit Jadon Sancho, që mund të largohet në verë.

Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar për anglezin dhe planifikojnë ta transferojnë gjatë merkatos verore.

Ky transferim nuk do jetë i vështirë sepse gjiganti gjerman është i gatshëm ta lejojë Sanchon të largohet.

Mirëpo, vlera e kartonit të Sanchos mbetet i njëjtë, pra Dortmund kërkon plotë 100 milionë euro.

Favorit për shërbimet e anglezit mbeten “Djajtë e Kuq”, të cilët janë duke përgatitur vlerën e kërkuar.