Aguero: I duam tifozët pranë kur të luajmë me Realin
BKT
Sport

Aguero: I duam tifozët pranë kur të luajmë me Realin

Sulmuesi i Machester Cityt, Sergio Aguero ka thënë se dëshiron që tifozët të jenë të pranishëm në ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit.

City arriti të mposhtë Realin në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1-2, kurse ndeshja kthyese është suspenduar shkaku i koronavirusit.

Argjentinasi shpreson që ndeshja kthyese të zhvillohet në publik, mirëpo ka pranuar se nuk do jetë e lehtë.

“15 ditë më herët morëm informacionin se do rikthehemi me 4 maj. Nëse Liga e Kampionëve zhvillohet në gusht, do të jetë e vështirë”.

“Duam të luajmë ndeshjen kthyese në publik. Nuk është e lehtë. Kemi rezultatin e mirë”, tha ai.

Ende nuk është dihet saktë nëse Liga e Kampionëve do zhvillohet në gusht, apo do anulohet.