Cavani e zëvendëson Muriqin te Fenerbahce
BKT
Sport

Cavani e zëvendëson Muriqin te Fenerbahce

Fenerbahce janë duke shpresuar të sjellin në Turqi sulmuesin e Paris Saint Germain, Edinson Cavani.

Media turke Fotomac, ka raportuar sot për interesimin e Fenerbahces për Cavanin.

33 vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG, dhe do të largohet si lojtar i lirë pas shtatë sezoneve të kaluara në kryeqytetin e Francës.

Në anën tjetër, Fenerbahce po rrezikon të humbas këtë verë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili po kërkohet nga Lazio, raporton lajmi.net.

Largimi i Muriqit, do të bëjë që pala turke të hyjë seriozisht në bisedime me uruguaianin, për të zëvendësuar sulmuesin nga Kosova.