21:11 / 29.04.2020
Postimi i Mbappe-s huton tifozët në Twitter
Kylian Mbappe është futbollisti më i përfolur në merkato, pasi thashethemet në javët e fundit ka shkaktuar një krizë me PSG nga dëshira për të mos rinovuar kontratën e cila skadon në vitin 2022.
Real Madrid ka qenë gjithmonë një ëndërr por sulmuesi francez e theu heshtjen me një mesazh të fshehtë në Twitter.
“Të gjithë flasin, por askush nuk e di. Më mungon PSG”, shkruan Mbappe në Twitter.
Një cicërimë që ngjalli komentet dhe reagimet e tifozëve parizianë, të cilët ëndërrojnë të shohin atë akoma nën Kullën Eiffel.























