A do të largohet Shkodran Mustafi nga Arsenali?
E ardhmja e futbollistit gjerman me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi te Arsenali duket se do të prekë fundin në mos pas këtij sezoni, ndoshta pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.
Media britanike “football.london” aludon se lojtari i kombëtares së Gjermanisë do të pësojë rënie të konsiderueshme në tregun futbollistik për shkak të krizës së koronavirusit dhe Arsenali duhet të nxitojë të shesë 28-vjeçarin.
Në rast “Topçinjtë” nuk arrijnë ta shesin kampionin e botës me Gjermaninë në vitin 2014, atëherë në verën e 2021-shit ai mund të largohet me parametër zero, pasi i skadon kontrata.
Mustafi ishte shumë pranë largimit nga Arsenali në muajin janar së bashku me Granit Xhakën për shkak të rezultateve negative të Arsenalit dhe pakënaqësisë së tifozëve ndaj tyre. Por, trajneri i ri Mikel Arteta arriti t’i bindë të dy futbollistët të qëndrojnë në Londër. Nëse për Xhakën ka mundësi që të rinovojë kontratën, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Mustafin.
Ai konsiderohet element dytësor në repartin e mbrojtjes pas David Luizit dhe Sokratis Papastatopulos dhe planet e Artetës për të ardhmen në prapavijë do të bazohen tek braziliani dhe lojtari grek.























