23:08 / 29.04.2020
Inter Miami interesohet për Arturo Vidal
Inter Miami i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Artruro Vidal.
Presidenti i Inter Miami, David Beckham dëshiron që gjatë verës të transferojë disa lojtarë dhe më i fundit në ‘radarin’ e tyre është Vidal.
Kontrata e kilianit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2021, por shkaku i minutazhës së vogël do largohet gjatë verës.
32-vjeçari këtë sezon ka bërë disa paraqitje në formacionin e parë, mirëpo shumicën e ndeshjeve ishte në stol ose nuk ka luajtur.
Për Vidal të interesuar janë Inter Milan dhe Newcastle United.























