17:08 / 30.04.2020
“Lautaro Martinez te Barcelona do të jetë rezerve”
Trajneri i njohur italian, Fabio Capello mendon se argjentinasi Lautaro Martinez duhet të qëndrojë tek Interi.
Sulmuesi argjentinas është i lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Barcelona.
Tekniku italian ka këshilluar Martinezin të qëndrojë tek skuadra “nerazure”, sepse sipas Capellos, tek Barcelona argjentinasi do të jetë rezerve.
“Lautaro Martinez duhet të qëndrojë tek Inter sepse tek Barcelona do të ishte rezerve”, ka thënë Capello për mediat italiane.























