Liverpool, Juve dhe Inter në garë për Werner
BKT
Sport

Liverpool, Juve dhe Inter në garë për Werner

Juventus, Inter dhe Liverpool janë duke kërkuar ta blejnë sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, gjatë kësaj verë, raporton Sky Sport Italia.

Sipas ekspertit për transferime Gianluca Di Marzio ekziston një garë e madh mes këtyre tri skuadrave për yllin gjerman.

24 vjecari, ka bërë një sezon të madh me skuadrën gjermane, duke ndezur interesimin e skuadrave të fuqishme evropiane.

Liverpool ka qenë prej kohësh i interesuar për Werner, por tani në garë furishëm janë futur edhe Inter dhe Juventus të cilat besohet se mund t’ia ofrojnë Leipzing 70 milionë euro për sulmuesin e tyre, raporton Scanner.

Ndryshe, Werner monitorohet edhe nga Bayern Munich, Milan dhe Barcelona.

Sulmuesi gjerman këtë sezon të garave, ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 12 asistime në gjitha ndeshjet e Leipzing.