Milan dhe Arsenal në sulm për Fekir
BKT
Sport

Milan dhe Arsenal në sulm për Fekir

Dy klubet e mëdha evropiane, Arsenal dhe Milan synojnë ta blejnë yllin e Real Betis, Nabil Fekir.

Sipas mediave të huaja, lojtari pëlqehet nga “topçinjtë” dhe ‘Rossonerët’.

Fekir ka bërë një sezon të madh me skuadrën e tij. Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 22 ndeshjet që ka zhvilluar me Real Betis.

Londinezët dhe milanistët, thuhet së janë duke u përgatitur të hedhen në sulm për Fekir, kartoni i të cilit kap shifrën 50 milionë euro.