Rritet interesimi për Marash Kumbullën
BKT
Sport

Rritet interesimi për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla vazhdon të jetë një ndër emrat më të përfolur në tregun e futbollit.

Mbrojtësi shqiptar do të largohet nga Hellas Verona, me klubin italian që kërkon 30 milion euro për ta lënë të lirë. Inter dhe Napoli, interesohen prej kohësh për 20-vjeçarin dhe po negociojnë për blerjen e tij.

Garës për djaloshin nga Malësia e Madhe, i është bashkuar edhe një tjetër skuadër e Serie A. La Nazione raporton se Fiorentina po pret një sinjal nga Verona, për të kuptuar nëse është e mundur të nisin negociatat në lidhje me Kumbullën.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira falë marrëveshjes së arritur për kalimin e Amrabat në Firence. Gjithsesi, Fiorentina ofron deri në 20 milion euro për kartonin e lojtarit të kombëtares shqiptare, teksa nuk përjashtohet përfshirja e ndonjë lojtari në këtë operacion.