Fatmir Vata: Shqipëria ime më e fortë, të kishim De Biasin trajner…
BKT
Sport

Fatmir Vata: Shqipëria ime më e fortë, të kishim De Biasin trajner…

Fatmir Vata ishte i ftuari i parë në “FanZone” në SuperSport, ku riktheu kujtimet e Shqipërisë së rreth para 20 viteve më parë, por jo vetëm.

Fillimisht Vata foli për rikthimin e futbollit në Gjermani. Vendi i parë në Europë ka një vendim zyrtar rinisjen e kampionatit.

“Rregullat nuk kanë qenë aq të forta sa në Shqipëri, kemi patur mundësi të dalim dhe të stërvitemi individualisht. Gjermania është pararojë në Europë dhe është vendi i parë që rikthen futbollin. Më datë 16 do të rinisë Bundesliga. Ka patur edhe kritika, si ato të kryetarit të Bashkisë së Bremenit, që ka deklaruar pse po i japim një plus futbollit. Futbolli në Gjermani është shumë më tepër se ekonomi. Në ligën gjermane të futbollit ka të punësuar me kohë të plotë dhe kohë të reduktuar 165 mijë vetë. Vetëm Liga Profesioniste ka mbi 50 mijë të punësuar. Pra, rinisja e futbollit është ndihmë e rëndësishme për ekonominë. Rasti i Kalou ndikoi negativisht, pasi pati reagime nga shumë njerëz

Fotoja epike me Oliver Khan: Shumë shqiptarë janë ndier krenarë për këtë foto. Ka qenë në vitin 2005 fotoja më e mirë sportive. Ishte e goditur. Fotografi që e ka realizuar nuk jeton më. Skela bëri një goditje në portë, unë shkova mora topin e çova te vija e pesëmetërshit, ndërsa dëgjova të gjithë stadiumin që po bërtiste. Kur ktheva kokën, pashë Oliver Khan. Ma kanë dërguar më vonë foton dhe tani e kuptoj që ka më shumë vlerë.

Shqipëria e kohës së Vatës: Po ta marrim si emra, ekipi i asaj kohe ka qenë më i mirë. Me De Biasin edhe ekipi ynë do të bënte po kaq mirë. Kam patur rastin të flisja edhe me De Biasin dhe më ka bërë përshtypje. Për mendimin tim, Shqipëria e atyre viteve ishte më e mirë, por janë shumë komponentë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë, siç është trajneri. Ndeshjen e parë me Shqipërinë e kam luajtur në vitin 1996 me trajner Neptun Bajkon, miqësore me Greqinë.

Përplasja me Brigelin: Kam luajtur 17 ndeshje me Kombëtaren, një far faji e kam edhe vetë për përplasjen me Brigelin. Ishte e kotë, më shumë dola unë i humbur. Në shqiptarët jemi ballkanas, gjaknxehtë.