City kërkon nga Bayern ta dyfishojë ofertën për Sane
BKT
Sport

City kërkon nga Bayern ta dyfishojë ofertën për Sane

Manchester City i ka kërkuar Bayern Munich ta dyfishojë ofertën për sulmuesin Leroy Sane.

Gjiganti gjerman javën e kaluar ofroi 40 milionë euro për Sane.

Mirëpo, “Qytetarët” ia kanë bërë me dije se kartoni i Sane është 80 milionë euro.

Marrëveshja personale mes Sane dhe “Bavarezëve” është arritur, por Bayern duhet të paguajë 80 milionë euro.

Kujtojmë se gjermani do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin nga “Allianz Arena”.