Abazi ngushëllon familjarët e viktimës me Covid-19 nga Rahoveci
BKT
Lajme

Abazi ngushëllon familjarët e viktimës me Covid-19 nga Rahoveci

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, iu ka shprehur ngushëllime familjes nga Rahoveci që ka humbur sot anëtarin e familjes nga sëmundja e Covid-19.

Abazi ka theksuar se distanca sociale e fizike dhe mbajtja e pastërtisë në nivelin më të lartë është forma më e mirë deri tani, përderisa nuk ka vaksinë e as ilaçe shëruese për Covid-19.

“Ngushëllime të sinqerta për familjen nga Rahoveci që ka humbur sot anëtarin e familjes nga sëmundja e Covid-19”.

“Bashkëndjejmë dhimbjen dhe mërzinë me të gjitha familjet në Kosovë e gjithandej globit që janë prekur e kanë ndjerë pasojat nga kjo pandemi globale”.

“Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur me të gjitha masat që të mbrojmë jetët e secilit. Distanca sociale e fizike dhe mbajtja e pastërtisë në nivelin më të lartë është forma më e mirë deri tani, përderisa nuk ka vaksinë e as ilaçe shëruese për Covid-19”.

 


MË SHUME NGA Lajme