​Shpend Ahmeti: Ishim në ankth se mund të kishte numër më të madh
BKT
Lajme

​Shpend Ahmeti: Ishim në ankth se mund të kishte numër më të madh

Komuna e Prishtinës ka vetëm një rast të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.

IKSHPK-ja sonte ka bërë të ditur se nga 58 teste të kryera në kryeqytet, vetëm një ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

E kryetari Shpend Ahmeti ndihet i ‘relaksuar’ pas publikimit të rezultateve.

“Nga rreth 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë. Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri. Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetizolim për të testuarit derisa ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit. Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë, por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme