Botimi i rrallë i Harry Potter, kap vlerën 18,000 paundë në ankand

Botimi i rrallë i Harry Potter, kap vlerën 18,000 paundë në ankand

Tre libra Harry Potter të botimit të parë priten të nxirren në ankand këtë muaj me një çmim fillestar prej 18,000 paundë.

Një mësuese ishte ajo që i zbuloi librat, pasi ishin hedhur në këndin e librave të dhuruar në shkollën e saj në Buckinghamshire, transmeton KultPlus.

Ata përfshijnë një kopertinë të rrallë të botimit të parë të librit ‘Harry Potter dhe guri filozofik’.

3 librat e zbuluar janë pjesë të 500 botimeve të para të shtypura në botë. Ankandi do të mbahet online nga firma ‘Hansons Auctioneers’ në 21 maj.