Shtatë fakte shumë pak të njohura për librat e famshëm

Shtatë fakte shumë pak të njohura për librat e famshëm

shtatë fakte shumë pak të njohura për disa nga librat e famshëm.

1) “Lolita” është shkruar në notecards. Gjersa disa autorë shkruajnë në fletore draftet e tyre ose në kompjuterë, Vladimir Nabokav e ka shkruar draftin e tij të parë të “Lolitës” në notecards. Jo vetëm që ato kanë përmbajtur të gjithë tekstin e librit, por ai i ka shfrytëzuar ato për të bërë editime, për të marrë shënime apo për të shkarravitur në to.

2) Titulli “Krenari dhe paragjykim” ka ardhur nga një novelë tjetër. Fraza “krenari dhe paragjykim” është përdorur disa herë në fundin e romanit “Cecilia” të Fanny Burney dhe besohet që Jane Austin e ka marrë prej aty titullin e librit të saj më të famshëm. 

3) “Pesëdhjetë hijet e Grey-it” është libri më i shitur i të gjitha kohërave në Angli.

4) “Cat’s Cradle” ka bërë që Kurt Vonnegut të marrë diplomën Master. Jo vetëm që është ndër librat më të dashur e më të shitur të autorit, por ka bërë që ai të marrë diplomën Master nga Universiteti i Chigaco-s. Autori kurrë nuk e mbaroi fakultetin në të cilin u regjistrua nga viti 1945 deri në vitin 1947, por fakulteti ia dha atij diplomën, bazuar në “vlerën antropologjike” të romanit të tij.

5) Përdorimi i parë i termit “wicked” për të thënë “i shkëlqyer” gjendet në romanin “Në këtë anë të parajsës”. Ndonëse F. Scott Fitzgerald nuk e ka shpikur fjalën, ky roman i tij ishte i pari në të cilin fjala “wicked” (kuptimi original: i lig/i keq) u përdor për të nënkuptuar diçka ose dikë “të mirë”.

6) “Vanity Fair” në fillim ka pasur edhe një nëntitull. William Thackeray në fillim ia kishte lënë titullin “Një novel pa një hero”, e cila më vonë ju shtua si nëntitull “Vanity Fair”, por që si përfundim nuk u përdor as si i tillë.

7) Carolyn Keene në fakt nuk ka shkruar librat e “Nancy Drew”. Carolyn Keene është autori që shfaqet në kopertinat e librave të “Nancy Drew” e që në fakt nuk është person i vërtetë. Keene është pseudonim që qëndron për një grup autorësh që kanë shërbyer si shkrimtarë fantazmë, për ikonën e publikimeve Edward L. Stratemeyer.