Suarez zbulon arsyen pse u largu nga Manchester City
Mesfushori i Celta Vigo, Denis Suarez ka zbuluar arsyen pse ishte larguar nga Manchester City.
Denis ishte larguar nga City për t’iu bashkuar Barcelonës si lojtar i ri. Ai e pranon se të stërvitesh më Lionel Messin dhe Andres Iniesta ishtë diçka e jashtëzakonshme.
“Unë dy vjet isha tek City. Ata donin që unë të rinovoja, por unë preferova të shkoja në Barcelonë. Askush nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur”, tha Suarez.
“Nëse do të kisha qëndruar atje, ndoshta unë do të luaja rregullisht, por unë e mora vendimin për të shkuar në Barcelonë, dhe ishte mendoj së ishte vendimi i duhur, sepse kam luajtur shumë ndeshje për ekipin e tyre të parë”.
“Dhe të stërvitemi me Lionel Messi dhe Andres Iniesta ishte diçka e bukur. Lionel është më i miri. Andres është një shembull për mua”, theksoi Suarez.























