Arsenali nuk e blen Ceballos-in, lojtari rikthehet në Real
BKT
Sport

Arsenali nuk e blen Ceballos-in, lojtari rikthehet në Real

Arsenali raportohet së do ta rikthejë përsëri Dani Ceballos në Real Madrid në fund të këtij sezoni.

Ceballos verën e kaluar ishte transferuar në “Emiratës” në formë huazimi, por mesfushori ka dështuar të tregoj pritshmërit tek “topçinjtë”.

Ceballos ka zhvilluar vetëm tri ndeshje të plota me Arsenalin në Premier League, dhe mësohet së krerët e londinezëve nuk janë të kënaqur me performancën e spanjollit të cilin duket së kanë vendosur të rikthejnë në “Bernabeu”.

Ndryshe, lojtari ka kohë që është i lidhur më transferimin tek Real Betis.