18:52 / 13.05.2020
Solskjaer dëshiron ta mbajë Gomes-in në “Old Trafford”
Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer raportohet së është i etur ta mbajë në skuadër Angel Gomes.
Sipas mediave britanike, tekniku i “Djajve të Kuq” nuk dëshiron që Gomes të largohet nga ‘Old Traffordi’ gjatë kësaj verë.
19-vjeçari është në shënjestër të Chelseas dhe Barcelonës. Kontrata aktuale e lojtarit më Unitedin skadon në fund të këtij sezoni.
Negociatat mes klubit anglez dhe lojtarit për rinovimin e kontratës së re ende nuk kanë filluar, por mësohet se trajneri Solskjaer dëshiron që lojtarin ta ketë në skuadër edhe në sezonin e ardhshëm.























