18:54 / 13.05.2020
Pirlo: Tonali është më i mirë se unë
Legjenda e Juventusit, Andre Pirlo ka pranuar se është admirues i yllit të Brescia, Sandro Tonali.
Italiani pritet që në verë të transferohet të një skuadër e madhe, fal përformancave të mira me klubin italian.
Disa e kanë krahasuar me Pirlo, mirëpo ky i fundit ka thënë se ngjasojnë vetëm te flokët dhe se Tonali është më i mirë.
“Nuk shoh ndonjë gjë të përbashkët, pos flokëve. Është tjetër lojtar. Është më i mirë në mbrojtje dhe sulm”.
“Është karakteri im se bashku me disa të tjerë. Është një ndër mesfushorët me premtues”, tha Pirlo.
Favorit për shërbimet e Tonalit thuhet se është Juventus.























