Juventus-Tottenham afër shkëmbimit Aurier-Sandro
BKT
Sport

Juventus-Tottenham afër shkëmbimit Aurier-Sandro

Juventus dhe Tottenham janë duke konsideruar mundësinë për të shkëmbyer dy mbrojtësit Alex Sandro dhe Serger Aurier.

Dy klubet nuk janë të lumtur me përformancat e lojtarëve, andaj do i largojnë gjatë verës.

Mirëpo, shkaku i pandemisë së koronavirusit nuk kanë para për të bërë transferime, andaj janë duke u munduar të shkëmbejnë lojtarët.

Sipas mediave angleze, gjatë verës mund të ndodh ky shkëmbim.

Tottenham gjithashtu ka interesim për Thomas Meunier, Timothy Castagne derisa “Bianconerët” kanë interesim për Marcelon.