Matthaus mesazh Werner-it: Mos shko në Liverpool
BKT
Sport

Matthaus mesazh Werner-it: Mos shko në Liverpool

Legjenda e Gjermanisë Lothar Matthaus ka këshilluar sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner që të refuzojë transferimin në Liverpool.

59-vjeçari ka frikë se sulmuesi gjerman nuk mund të përshtatet tek The Reds.

“Unë mund ta imagjinoj që Timo Werner nuk do të largohet nga Leipzig”, tha Matthaus.

“Te Liverpooli ai do të duhet të pyesë veten nëse dëshiron të qëndrojë si lojtar shtesë”, theksoi legjenda e futbollit gjerman.