15:48 / 20.05.2020
MKRS ofron 500 mijë euro shtesë për stadiumin "Përparim Thaçi"
Ministrja në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi ka vizituar sot stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren, ku është pritur nga drejtuesit e KF "Liria".
Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me ecurinë e punimeve në stadium. Me këtë rast ministrja në detyrë Dumoshi theksoi se ministria që drejton ofron si mbështetje shtesë edhe 500 mijë euro në mënyrë që kjo tejzgjatje e punimeve rreth ndërtimit të stadiumit të përfundojë dhe klubet prizrenase të kenë kushte më të mira për aktivitetin e tyre.























