Fatih Terim insiston për Shaqirin, gati kontrata

Fatih Terim insiston për Shaqirin, gati kontrata

Mesfushori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në shënjestër të gjigantit turk, Galatasaray.

Sipas mediave turke, Galatasaray insiston që gjatë kësaj verë, ta transferojë reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.

Trajneri i Gallatës, Fatih Terim mësohet së është admirues i madh i Shaqirit të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Krerët e klubit të famshëm turk, raportohet së janë duke përgatitur ofertën bindëse për djalin nga Zhegra e Gjilanit.

Ndryshe, Shaqiri duket së gjatë kësaj verë, do të largohet nga “Anfield” pasi që ai nuk po gjen hapësirë të madhe në skuadrën e Jurgen Klopp.

Destinacioni i ardhshëm i Shaqirit, i cili kërkohet edhe nga AS Roma, CSKA Moskë, pritet të jetë Stambolli.