Tare e dëshiron Kumbullën në Lazio
Sharr Travel

Tare e dëshiron Kumbullën në Lazio

Skuadra e Lazios po mendon të përforcohet në afatin kalimtar të verës, pasi synimi i kësaj skuadre është prezantimi i mirë në Ligën e Kampionëve.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka në krye të listës mbrojtësin shqiptar.

Kumbulla po përcjell nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshi edhe skuadrën e Interit. Vlera e mbrojtësit kuqezi vlerësohet të jetë rreth 20 milionë euro.