Barcelona ul çmimin për Umtiti-n

Barcelona ul çmimin për Umtiti-n

Barcelona është duke u munduar që të gjejë blerës për qendërmbrojtësin Samuel Umtiti.

Sipas mediave spanjolle, klubi katalunas nuk është i kënaqur me lojtarin dhe do bëjë gjithçka që ta shesë në merkaton verore.

Barcelona më herët për Umtitin kërkonte 50 milionë euro, mirëpo këtë vlerë e ka zvogëluar në 25 milionë euro.

Arsenal dhe Manchester United janë dy skuadrat e interesuar për francezin, por ende s’kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Umtiti para disa viteve cilësohej si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, por shkaku i lëndimeve humbi pozitën në formacionin e parë te Barcelona dhe Kombëtarja e Francës.