Manchester City rivalizon gjigantët anglez për Havertz

Manchester City rivalizon gjigantët anglez për Havertz

Manchester City është skuadra më e fundit e interesuar për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

Sipas mediave angleze, Pep Guardiola e sheh gjermanin si lojtari i duhur për të ndjekur hapat e David Silva, i cili konfirmoi se do largohet.

Mirëpo, për shërbimet e 20-vjeçarit duhet të mposhtë klubet e mëdha, si Manchester United, Chelsea dhe Liverpool, të cilat janë të interesuara që disa muaj.

Havertz është i hapur për kalimin në Premierë Ligë dhe mund t’i pëlqejë të punojë pranë Guardioles.

Kartoni i lojtarit vlen plotë 100 milionë euro.