Talenti holandez i Barcelonës në shitje
BKT
Sport

Talenti holandez i Barcelonës në shitje

Klubi i Interit i është bashkuar garës për mesfushorin e Barcelonës, Xavier Mbuyamba. Adoleshenti holandez është vendosur në merkato nga katalanasit, edhe pse është në kontratë me ta deri në fundin e sezonit 2022/2023.

 Adoleshenti holandez është vendosur në merkato nga katalanasit, edhe pse është në kontratë me ta deri në fundin e sezonit 2022/2023.

Ekipe si Chelsea, AZ Alkmaar, Real Madrid dhe Juventus kanë kohë që po e monitorojnë me kujdes situatën e të riut. Por, tashmë sipas raportimit të “Sport”, edhe Interi është një nga klubet pretendente për të siguruar shërbimet e  Mbuyambës.

Xavier iu bashkua Barcelonës verën e kaluar nga ekipi i MVV Maastricht. Ai ka luajtur për ekipin e të rinjve të blaugranave si dhe me Barcelonën B. Këtë vit holandezi pati dhe fatin të stërvitej me ekipin e parë.