Dy klubet e mëdha të Premier Leagues pas Willian
BKT
Sport

Dy klubet e mëdha të Premier Leagues pas Willian

Dy klubet e njohura angleze, Arsenal dhe Tottenham, janë futur në garë për sulmuesin e Chelseas, Willian.

Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” dhe ‘Spurs’ janë të interesuara për yllin e ‘Bluve’ të Londrës.

Willian në fund të muajit qershor mbyll kontratën me Chelsea, por akoma nuk është arritur marrëveshja mes dy palëve për rinovimin e kontratës së re.

Willian raportohet së mund të mbetet tek Chelsea vetëm nëse atij i ofrohet një kontratë trevjeçare.

Arsenali dhe Tottenham janë duke e vëzhguar më kujdes situatën e Willian, të cilin synojnë ta blejnë gjatë kësaj verë.

Ndryshe, lojtari prej kohësh është duke u monitoruar edhe nga gjiganti spanjoll, Barcelona.