Presidenti i Lyon ka një propozim për fillimin e sezonit të ri
BKT
Sport

Presidenti i Lyon ka një propozim për fillimin e sezonit të ri

Lyon nuk po ndalet së kritikuari vendimet e Ligue 1.

Olympique Lyon ishte një nga skuadrat më të zëshme kundër anulimit të sezonit në Ligue 1, kurse së fundmi, ata kanë dalë me sugjerime edhe për fillimin e sezonit të ri.

Bazuar në njoftimin e lëshuar kur sezoni anulohej, Ligue 1 linte të kuptohej se sezoni 2020/21 do të fillonte në gusht.

Por, presidenti i Lyon, Jean – Michel Aulas, ka bërë thirrje që klubet të stërviten nga java tjetër dhe sezoni i ri të fillojë në korrik.

“Premierliga do të rifillojë më 17 qershor. Ministrja të na lejojë të stërvitemi nga 2 qershori dhe të nisim sezonin me dyert e mbyllura, duke filluar nga 15 korriku, pas anglezëve dhe të tjerëve”, ka thënë Aulas përmes ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Lyon edhe më parë ka bërë thirrje të shqyrtohen masat për futbollin, pasi sipas tij, skuadrat franceze do ta pësojnë keq në Ligën e Kampionëve, pasur parasysh disavantazhin në stërvitje dhe ndeshje, në raport me skuadrat e vendeve tjera.