“Mata kishte tri shanse të transferohet te Barcelona”
Sharr Travel

“Mata kishte tri shanse të transferohet te Barcelona”

Babai i Juan Mata ka zbuluar se djali i tij kishte tri mundësi t’i bashkohet Barcelonës gjatë karrierë.

Mata u largua nga Real Madrid Castilla për të kaluar te Valencia, pastaj u largua te Chelsea, ndërsa momentalisht është pjesë e Manchester United.

Babai i tij ka thënë se gjatë karrierës kishte tri mundësi të arta t’i bashkohet “Galaktikëve”.

“Kishte tri mundësi të nënshkruajë për Barcelonën”.

“Së pari kur ishte te Valencia, pastaj kur u transferua te Chelsea dhe një mundësi të tretë, por në të gjitha Juan kishte fat se ishte në skuadra të mëdha”, tha ai.

Mata vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme me “Djajtë e Kuq”, me të cilët është duke luftuar për top katërshen.