17:09 / 29.05.2020
Kjo është klauzola e çmendur e Napolit për Ruiz-in
Klubi italian, Napoli duket së është i vendosur që ta mbajë në skuadër asin e tyre, Fabian Ruiz.
Siç raportojnë mediat italiane, ‘napolitanët’ kanë bërë gati kontratën e re për yllin e tyre, transmeton Scanner.
Ruzi është një lojtarët më të kërkuar nga klubet e fuqishme evropiane, por Napoli është i vendosur ta mbajë lojtarin.
Madje, në kontratën e re skuadra italiane i ka vendosur yllit të tyre klauzolën mbi 100 milionë eurosh.
“Napoli ka bërë gati kontratën e re për Fabian Ruiz që do të këtë klauzole mbi 100 milionë euro”, shkruajnë mediat italiane.























