23:26 / 29.05.2020
Arsenal në bisedime me Lyon për Dembele
Arsenal është në bisedime me Lyon për sulmuesin Moussa Dembele.
Sipas mediave franceze, Arsenal ka kontaktuar Dembele, kartoni i të cilit vlen 60 milionë euro.
Gjatë muajve të fundit, francezi ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Chelsea, por ende nuk është arritur marrëveshja.
Thuhet se Arsenal është duke u shtyrë nga Arteta për të transferuar lojtarin.
“Topçinjtë” e shohin Dembele si pasuesi adekuat i Pierre-Emerick Aubameyang.























