“Bayern Munich është i uritur”
Sharr Travel

“Bayern Munich është i uritur”

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, shprehet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Fortuna Dussledorf.

“Bavarezët” shkundën Dusseldorfin, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, dhe duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit në Bundesligën gjermane.

“Ne jemi shumë ambicioz. Atmosfera brenda ekipit është shumë pozitive dhe kjo po shihet gjatë ndeshjeve”, tha ai.

“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje, jemi shumë të uritur dhe në fund ne gjithmonë duam të jemi në krye. Kjo gjë na veçon nga të tjerët”, theksoi austriaki.  

Bayern Munich kryeson tabelën me 67 pikë, dhjetë më shumë së ndjekësi Borussia Dortmund.