E diela e Bundesligës, spikat Paderborn-Dortmund!
Sharr Travel

E diela e Bundesligës, spikat Paderborn-Dortmund!

Java e 29-të e Bundesligas vijon këtë të dielë me dy takime të tjera shumë interesante pasi luhet për vendin e 2-të dhe zonën  Champions.

Borussia Moenchengladbach për t’u rikthyer në 4-shen e parë duhet medoemos të mposhtë Union Berlin në sfidën shtëpiake në Borussia Park. Gladbach që ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit vjen në këtë sfidë me plot 5 mungesa përballë një Union Berlini që ka shumë probleme për momentin.

Në orën 18:00 do të jetë radha e Borussias së Dortmundit që do të përballet me skuadrën e vendit të fundit Paderborn që mesa duket e ka prerë tashmë biletën për në Bundesligën e dytë.

Verdhezinjtë pas humbjes në klasiken ndaj Bayernit do të kërkojnë të ringrihen në një ndeshje sa të lehtë aq edhe delikate duke patur parasysh që në fazën e parë u ndal në një barazim 3-3 nga skuadra e Klaus Gjasulës.

Përveç kapitenit Reus, mbrojtësve Zagadou e Schulz dhe mesfushorit Dahoud, listës së të dëmtuarve u është shtuar sulmuesi Erling Haaland, gjithsesi edhe me këto 5 mungesa, Dortmundi i ka të gjitha kapacitetet për të marrë tre pikët në këtë duel.