Saul Niguez rikthehet në ‘radarin’ e Manchester Unitedit
BKT
Sport

Saul Niguez rikthehet në ‘radarin’ e Manchester Unitedit

Manchester United ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

Sipas The Sun, “Djajtë e Kuq” kanë shtuar interesimin për Niguez, ngase nuk janë të kënaqur nga përformancat e Jesse Lingard.

Atletico Madrid do e lejojë spanjollin të largohet, nëse ofrohet vlera e 70 milionë euro, vlerë e cila do e rikthejë bilancin e financave.

Thuhet se United dëshiron ta shesë Lingard për 20 milionë euro, pastaj të shtojë paratë dhe të realizojë transferimin e Niguez.

Lingard nuk ka arriti të gjejë formën e mirë në dy sezonet e fundit, andaj nuk ka besimin e trajnerit Ole Gunnar Solskajer.