Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen!
Sharr Travel

Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen!

Disa thënie që mbruajnë urtinë popullore shqiptare:

  • Armiku ma i rrezikshëm është ai që harrohet!
  • Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd!
  • Marrja me marre nuk lahet!
  • Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë!
  • Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë!
  • Kurdo që të vdesin prindërit, të lanë jetim!
  • Ku s’të thërrasin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo!
  • Emri i mirë fitohet me shumë punë të mira dhe humbet me një të ligë!
  • Deka s’pyet fukara a zengjin, por tandë i përpin!
  • Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar!
  • Sevapi as shitet, as blihet!
  • Fusha ka sy, mali ka veshë!
  • Çilet dera, rritet ndera!
  • Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka!
  • Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama!
  • Mos shkel në dërrasë të kalbur!
  • Mos shko si breshka te nallbani!
  • Mos shko si cjapi te kasapi!
  • Mos u zër për degësh, po për rrënjësh!
  • Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell!
  • Bie një gurë e shkoqet një mur!
  • Buka që thyet s’ngjitet më!
  • Dita ka sy, nata ka veshë!
  • Foli derës të dëgjojë dritarja!
  • I paburri nuk i njeh burrat!
  • Kush ka mend e besë ka edhe fat!
  • Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!
  • Mos u mat me hijen e me njerëzit!
  • Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen!
  • Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh!
  • Ha të rrosh, jo rro të hash!
  • Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet!
  • Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen!
  • Mos u mat me hijen e pasdrekes!
  • Në portën e të shurdhit mos trokit!
  • Mashë e tjetrit mos u bëj.
  • Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra./ ObserverKult