Telashe për trajnerin e Torinos, dëmtohet rëndë mesfushori Baselli
Sharr Travel

Telashe për trajnerin e Torinos, dëmtohet rëndë mesfushori Baselli

Torino merr një goditje të rëndë pak përpara rinisjes së kampionatit, pasi mesfushori Daniele Baselli ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit dhe ka lënë në mes stërvitjen me skuadrën, ndërsa lajmet nga infermieria nuk janë aspak të mira.

Sipas mjekëve dëmtimi për mesfushorin është i rëndë dhe nuk pritet të zbresë më në fushë deri në fillim të sezonit tjetër. Mungesa e Basellit tashmë shton telashet për trajnerin Longo, i cili humbi pak ditë më parë, po për shkak dëmtimi, Mihael Onisan dhe tani i ka lojtarët e numëruar në mesfushë.